Kandidatja për deputete e PD-së për qarkun e Beratit Monika Qosje nuk ka pranuar të marrë mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Eduard Halimit.
Nëpërmjet një kërkesë drejtuar KQZ-së Qosja thotë se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi. Ajo thotë se ky vendim ishte me vullnet të lirë.
Monika Qosja ishte e shtata në qarkun e Beratit. Dorëheqja e Monika Qosjes i hap rrugë kandidatit Astrit Veliaj të marrë mandatin e deputetit. Kjo dorëheqje e Qosjes vjen pas asaj të Juvina Jani. (B.H/Faxweb)