Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të përballet me protestën e parë që kur mori postin e keut të qeverisë.
Një grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK-së, përmes një komunikate dërguar dje mediave kanë bërë të ditur se do të mbahet një protestë në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 11:00.
Grupi i veteranëve thotë se protestën e kanë thirrur në shenjë pakënaqësie për mosofrimin e pagave nga ana e Qeverisë.
Protestuesit kanë 3 kërkesa, të cilat i kanë bërë publike. Së pari ata kërkojnë të miratohet buxheti në Kuvend për pagesa të veteranëve, të formohet komisioni invalidor për veteranët invalidë që kanë statusin po që nuk janë kyqur në pagesa, dhe së treti kërkojnë që të mbyllen listat definitive të veteranëve, shkruan gazetametro.net.
Ndryshe, Haradinaj nuk e nisi punën me ndonjë presion nga protestat, siç bëri paraardhësi i tij, Isa Mustafa. Ditët e para të qeverisjes së Haradinajt u karakterizuan kryesisht me vizita.
(B.H/Shuplaka)