Deklaratës së Edi Ramës, se ishte Ramush Haradinaj ai që shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri i Kosovës, iu përgjigj duke thënë se Rama duhet të merret me shpikjet brenda Shqipërisë.
“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll” – shkruan Haradinaj në Facebook.
Ndërkohë Rama u shpreh se Demarkacioni duhet të ishtevotuar me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi.
(M.Q/Faxweb)