AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Haradinaj i ndan çmim pas vdekjes, nderohet albanologu Robert Elsie

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIDES 2017” për Filantropinë në Kosovë, e cila organizohet nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ).

Ai tha se ndihet i nderuar për pjesëmarrjen në një mbrëmje ku promovohen, vlerësohen dhe falënderohen publikisht individ, biznese, organizata të shoqërisë civile, të rinj, gra, ambientalist për kontributin e tyre, bën të ditur një njoftim nga Qeveria.

Ai ishte i ftuar që të ndajë në këtë ceremoni çmimin “FIDES 2017” Post Mortum për kontributin në ndriçimin e historisë, kulturës dhe jetës së shqiptarëve nga Robert Elsie, albanologut kanadez i cili ndërroi jetë muajin e kaluar, kryeministri e ka cilësuar këtë si moment prekës për të.

“Ishte nder për mua si kryeministër, por edhe si shqiptar, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIDES 2017” për Filantropinë në Kosovë, ta nderoi me çmimin Post Mortum një personalitet si Robert Elsie, i cili arriti ta njoh kombin tonë aq mirë dhe aq thellësisht dhe iu përkushtua për vite të tëra paraqitjes së tërësisë së artit, kulturës, fotografisë dhe historisë së shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

Çmimin e ndarë nga kryeministri Haradinaj për Robert Elsie, e pranoi Artur Metani, mik dhe bashkëpunëtor i albanologut Elsie. (b.h/Faxweb)

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *