Prokuroria i ka dërguar kërkesë Partisë Demokratike t’i vërë në dispozicion çdo material që disponon për Agim Kajmaku. Kërkesa i është dërguar sekretarit Gazmend Bardhi.
Njësia e dekriminalizimit, i kërkon PD t’i vërë në dispozicion çdo material që disponon për Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto. Sipas njësië së dekriminalizimit, Kajmaku ende si ka dorëzuar gjurmët e gishtave.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka vijuar akuzat kunddrejt Agim Kajmakut, ndërsad ditën e djeshme sekretari Gazmend Bardh ka publikuar dokumentin autentik, vendimin e gjykatës së Janinës, për kreun e Bashkise se Vorës, Agim Kajmakun, se ka llogari të hapura me drejtësinë në vendin fqinj, për një akuze që parashikon se paku 10 vjet burg. (lexo këtu)
Ndërsa vetë Agim Kajmaku, është shprehur se emrin e ka ndryshuar si një pjesë e mirë e shqiptarëve që sipas kryebashkiakut, ti jepej mundësia për të qëndruar dhe punuar në shtetin fqinj, Greqi (lexo këtu).