Rreziku i mundshëm i përjashtimit të skuadrës së Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane është një lajm i publikuar në shumë media të huaja prestigjioze.
Kompania që monitoron luhatjet e çuditshme të koeficienteve ‘Federbet’ ka reaguar në lidhje me lajmet e dhe hetimet e UEFA-s mbi skuadrën e Skëndërbeut. ‘Federbret’ ishte e para kompani që raportoi mbi dyshimet për fiksim të rezultateve nga skuadra e Skëndërbeut.
“Prej më shumë se dy vitesh më parë, vendosëm të hidhnim dritë në lëvizje të çuditshme lidhur me ndeshjet e Skënderbeut. Kemi marrë shumë kërcënime, fyerje dhe kritika të mëdhaja. Në distancë prej 28 muajsh UEFA po kërkon një skualifikim të thellë për ekipin shqiptar.
Ne e përsërisim tani atë që kemi thënë në atë kohë. Heshtja është karburant për zjarrin e ndeshjeve të fiksuara. Ne mund ta quajmë ndërprerje por jemi të sigurt se pa goditjen tonë, asgjë nuk do të kishte lëvizur“, shkruan Federbet.
(M.Q/Faxweb)