Një dron i paidentifikuar që fluturoi mbi ambasadën ruse në Stokholm të premten në mëngjes, hodhi bojë në terrenin e kompleksit diplomatik, njoftoi policia suedeze.
Deri tani autoritetet nuk kanë bërë asnjë arrestim dhe nuk është identifikuar asnjë i dyshuar lidhur me incidentin, shtoi një zëdhënës i policisë.
Autoritetet po hetojnë nëse incidenti ishte në ndonjë mënyrë i lidhur me një rast të raportuar vandalizmi në ambasadën e Suedisë në Moskë të enjten, sipas zëdhënësit të policisë.
Pas incidentit në Moskë, ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard i kërkoi Rusisë të sigurojë mbrojtjen e misionit diplomatik të Suedisë dhe personelit të saj.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme suedeze tha se ambasada e Suedisë në Moskë ishte në kontakt me autoritetet ruse lidhur me incidentin e së premtes. “Është serioze kur ambasada e një vendi është subjekt i vandalizmit”, tha zonja Stenergard në një deklaratë me email për incidentin në Stokholm.
“Autoritetet suedeze janë përgjegjëse për sigurinë e ambasadës dhe policia ka nisur një hetim paraprak”, shtoi ajo./Voa/