Ish-kryeministri Sali Berisha në dalje të seancës së sotme në Kuvend, ka lëshuar akuza të forta lidhur me atë që po ndodh me negociatat me Greqinë.
Sipas tij pala greke e ka dorëzuar marrëveshjen e tyre, dhe kanë deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje nga pala shqiptare.
Sipas Berishës negociatorët shqiptarë i kanë dorëzuar një letër Ramës dhe Bushatit, po takimet po manipulohen nga dy prej tyre Muçollari dhe Scapi.
‘’Burimet brenda grupit negociator, më thonë se pala greke i ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen e gatshme, dhe iu ka thënë ‘’merreni e keni gati marrëveshjen, ju nuk mund të komentoni”.
Pala greke iu ka bërë të ditur palës shqiptare që nuk mund të shqipërojnë fjalën ekiti dhe koncesione, gjë që bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarë të delegacionit kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim, iun kanë bërë letra shefave të tyre për këtë imponim të palës greke. Ishulli famëkeq Patom merr fuqi të plotë, si ekonomikisht ashtu edhe kordinues.
Letra i është dërguar Edi Ramës dhe Ditzi Bushatit, nuk është marrë parasysh. Agjenti Muçollari dhe një tjetër person kanë manipuluar minutat e takimit. Scapi mafioz dhe spiuni Muçollari”, u shpreh Berisha në dalje të Kuvendit.
(E.K/FAXWEB.AL)