Një histori e trishtueshme ka tërhequr ditën sotme vëmendjen e publikut. Bëhet fjalë për vëllain e një këngëtari të njohur të muzikës popullore shqiptare. Vëllai i Petrit Lulo-s të cilit ju dogj shtëpia pak kohë më parë tashmë po jeton në skamje.
“Report Tv”ka tasmetuar një material në të cilën tregohet historia e familjes së Vilson Lulos, e cila është një familjeje shumë e varfër. Prej më shumë se 1 viti e gjysmëm familja e tij jeton në Gjirokastër në një banesë gjysmë të rrënuar në lagjen “Punëtori”.
Zjarri që ndodhi korrikun e kaluar shkrumboi gjithcka, mundin e shumë viteve dhe bëri shtëpinë të pabanueshme. Gruaja e shtëpisë, Entela Lulo rrëfen dramën që përjeton çdo ditë për të mbijetuar, pas asnjë të ardhur dhe në qiell të hapur.
“Po mbush dy vjet dhe unë po jetoj këtu, masa nuk ka marrë fare shtetet. Ky është shtetit? Të më ikin vajzat prostituta, unë i dua pranë vetes, ku t’i shpie unë ato vajza? Të më marrin rrugën e dreqit, që mezi i kam rritur në fukarallëk. Ata kanë turp të flasin se janë rritur tashmë. I lutem shtetit të vënë dorën në zemër, nuk humbet shteti për një tarracë. Se po ndihmojnë plot dhe duhet të kishin marrë masat. Unë dua ta bëjë alarmante” u shpreh e zonja e banesës.
Vilson Lulo është vëllai i këngëtarit të njohur gjirokastrit Petrit Lulo dhe fatkeqësisht jeta nuk i ka buzëqeshur dhe ai është detyruar të dalë për të mbledhur kanaçe, për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij, ndryshe nga i vëllai i cili është një këngërat i njohur i muzukës popullore shqiptare. (J.V/Shuplaka)