Holta Zaçaj nuk largohet nga posti i krytares së Gjykatës Kushtetuese.
Kur mbaron mandati i anëtares/kryetares së Gjykatës Kushtetuese znj. Holta Zaçaj sipas këtij neni kalimtar të Kushtetutës?
Në datën 16.01.2023, znj. Holta Zaçaj është zgjedhur nga Gjykata e Lartë si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant që i përkiste mandatit që kishte ushtruar Znj. Vitore Tusha, si gjyqtare në detyrë, mandat i cili, referuar njoftimeve për hapjen e garës, por edhe vendimit të Gjykatës së Lartë, përfundon në datën 10 mars 2025. Gjithashtu në dispozitivin e vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj është përcaktuar zgjedhja e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese “me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”.
Sipas nenit 9 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese… njofton organin emërtesë për vendin vakant.”
Referuar këtij rregullimi ligjor, Gjykata Kushtetuese duhet të deklarojë mbarimin e mandatit të Znj. Holta Zaçaj jo më vonë se data 10.12.2024.
Pas kësaj date, Kryetari i Gjykatës së Lartë duhet të shpall garën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar.