1-Dashi (21 mars-20prill)
S’do t’i kurseni paratë dhe as energjitë tuaja në mënyrë që të përjetoni një fillim jave plot kënaqësi. Sepse Urani do të bëjë gjithçka që të ndezë brenda jush pasionin dhe t’ju japë forcën e nevojshme për t’u argëtuar dhe për t’u ndier mirë me gjithçka dhe këdo. Të mërkurën do të merrni iniciativën t’i qëndroni pranë një miku, i cili ka nevojë për ngrohtësinë tuaj. Angazhojeni në diçka ose thjesht kaloni kohë me të, sepse do të ndiheni mirë edhe vetë. Më pas do të jetë momenti për t’u qetësuar e s’do t’ju duhet ta vrisni mendjen për asgjë.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Pas sjelljeve tuaja të arsyeshme, ditën e hënë do të provoni të shkëputeni nga gjithçka që i përket së shkuarës dhe që ju duket e pakuptimtë. Me pak fjalë, do të transformoheni në aventurierë të guximshëm që s’do të keni frikë të shpreheni dhe do të bëni diçka konkrete për t’i ndryshuar gjërat. Hëna e re e mesit të javës do t’ju sjellë shumë fat në rast se do të vendosni të bëni një udhëtim apo t’i futeni një aventure. Pra, kjo do të jetë një javë që do të dini ta përballoni ashtu siç duhet dhe gjatë së cilës do të merrni shumë kënaqësi.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Nuk ka asgjë të keqe të bëni pak pushim, duke pritur që yjet t’ju ndihmojnë të sqaroni idetë në mënyrë që më pas të vazhdoni rrugëtimin tuaj. Mërkuri tashmë e ka dobësuar ndikimin e tij dhe më pas do të tërhiqet nga shenja juaj. Prandaj, është e këshillueshme që të mos e vrisni shumë mendjen dhe të mos i jepni zgjidhje diçkaje që nuk është e thënë të shkojë mirë. Gjatë mesit të javës kujdesuni për trupin dhe mirëqenien tuaj duke u marrë me aktivitet fizik dhe duke ndjekur dieta që do t’ju përmirësojnë shëndetin. Gjatë fundjavës do të keni mundësi të qetësoheni dhe relaksoheni.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Pas ditës së hënë, gjatë së cilës do të ndiheni disi emocionalë, java do të vazhdojë normalisht, asnjëherë tepër e trazuar. Ky do të jetë momenti për të lindurit e kësaj shenje që të tregohen gjakftohtë, të mos acarohen dhe që ta përballojnë gjithçka me qetësi. Vetëm të mërkurën do t’ju duhet të përpiqeni paksa, sidomos në rast se do të keni nevojë të sqaroni një çështje praktike qoftë edhe duke bërë diçka ndryshe. Do të filloni në këtë mënyrë sezonin e ri e më pas do të mund të përjetoni atmosferën festive të dhjetorit.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Mbase do të jeni ju shenja që do të përpiqeni t’i përjetoni plot gjallëri dhe në lëvizje ditët në vazhdim. Hëna do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj emocionale kurse Dielli e Urani do t’ju ndihmojnë të përqendroheni në gjërat e reja, origjinale dhe që duhen ndryshuar. Megjithatë mos bëni asgjë deri të mërkurën, atëherë kur Hëna do të ndriçojë pikërisht në shenjën tuaj duke ju sjellë fat dhe duke ju nxitur të ndërmerrni iniciativa. Mundohuni të vendosni rregull në ndjenjat tuaja ditën e mërkurë që të përjetoni një fundjavë të këndshme.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Mos u druani aspak nga njerëzit agresivë e me ide revolucionare gjatë ditëve të para të javës. Mos e bëni, sepse edhe ju ashtu si ata do të keni forcën dhe energjinë e nevojshme për t’i përjetuar gjërat në mënyrë interesante dhe plot pasion. Vazhdoni t’i shijoni gjërat e bukura duke qenë se gjatë kësaj jave do të keni Hënën e re mike në shenjën tuaj. Kështu do të jeni më të ndjeshëm ndaj gjërave pozitive dhe do të keni dëshirën t’i bëni punët sa më mirë. Më pas fundjavën do të mund ta kaloni në qetësi.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Gjatë kësaj jave provoni të festoni në shoqërinë e Diellit, i cili do t’ju dhurojë ngrohtësi dhe di t’ju bëjë të ndiheni mire. Përfitoni nga aleanca mes Diellit dhe Uranit, një aspekt që do t’ju ndihmojë të përjetoni çdo lloj forme kënaqësie pa pasur frikë, pa u frenuar dhe pa pasur ndjenja faji. Më pas, të mërkurën, kushtojini vëmendje personit tuaj të zemrës, atyre që do t’ju qëndrojnë pranë dhe që kanë ndërmend të marrin iniciativa, duke ju bindur kështu se ndryshimi është i pashmangshëm. Merrini gjërat lehtë dhe provoni të jeni protagonistë të zgjedhjeve.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Kjo ka për të qenë një javë e qetë, gjatë së cilës do të ndihet atmosfera festive. Të hënën do të ndieni ndikimin e yjeve, duke bërë që t’ju ngrihet humori. Duke qenë se keni dëshirë të bëni ndryshime do të arrini të shkëputeni nga e shkuara dhe nga gjërat që nuk ju interesojnë vërtet. Të mërkurën provoni të krijoni një stil të ri jetese dhe përpiquni t’i merrni gjërat me lehtësi, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Më pas shijoni një fundjavë të qetë. Aspak keq.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Megjithëse ky sezon ju fton që ta përjetoni me qetësi ardhjen e festave, gjatë ditëve të para të javës, të lindurve të shenjës së Shigjetarit do t’u duhet t’i futen punës ndoshta edhe për të reaguar ndaj diçkaje që ka lidhje me aspektin profesional dhe që nuk ju bind shumë. Me pak fjalë, përgatituni të ndieni energjinë e duhur për të ndryshuar diçka në fatin tuaj. Gjatë mesit të javës Hëna e re rrezikon t’ju bëjë të ndiheni disi pasivë dhe të hasni vështirësi për t’i përballuar gjërat. Më pas lejojeni veten të përjetoni një fundjavë të qetë.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Mërkuri në këtë periudhë ju bën veçanërisht të ndjeshëm ndaj të tjerëve, sidomos për sa u takon zgjedhjeve apo vendimeve që do të merrni. Por gjërat nuk janë tamam ashtu siç duken. Gjatë mesit të javës, hëna e re do t’ju lejojë të merrni iniciativën që të bëni zgjedhjet që i përkasin të tashmes dhe të ardhmes tuaj. Mos e humbni rastin për të thënë atë që mendoni. Më pas merrini gjërat me ngadalë, sepse ju pret një periudhë ku do të ndiheni paksa të pasigurt. Keni nevojë të çlodheni dhe të mos shqetësoheni shumë.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Mbase do të arrini t’i bëni më mirë gjërat që kërkojnë më shumë angazhim nëse do të dini të mos tregoheni emocionalë dhe t’i përballoni problemet në mënyrë të logjikshme dhe racionale. Të mërkurën është momenti të hiqni dorë nga një ves apo nga zakonet që nuk ju bëjnë aspak mirë. Me pak fjalë kujdesuni për mirëqenien tuaj dhe për ekuilibrin psiko-fizik, që ju nevojitet sidomos tani në mënyrë që t’i përjetoni festat me entuziazëm.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Kjo s’ka për të qenë një javë shumë e rëndësishme për të lindurit e shenjës së Peshkut, por megjithatë është momenti i duhur për të reflektuar në këtë prag festash. Të hënën mund të përpiqeni të përmirësoni diçka praktike apo materiale. Bëjeni këtë gjatë ditëve të para të javës, sepse duke pasur edhe mbështetjen e Uranit do të mund të ndryshoni diçka që nuk ju pëlqen. Gjatë mesit të javës kufizohuni vetëm duke vëzhguar ata që do të marrin vendime apo iniciativa.