19:31 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Adrian Civici: Një shqiptar sot është më i pasur se disa vite më parë

22:37 | 17/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Adrian Civici: Një shqiptar sot është më i pasur se disa vite më parë

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici deklaroi në emisionin “Natë Me Xhaxhiun”, në Televizionin Fax Neës se nëse masim veten me veten kemi pasur një lloj përmirësimi, duke qenë se sipas tij, ka një rritje ekonomike prej 4%. Ndërkohë Civici argumentoi se duke matur veten me të tjerët, efekti i kësaj rritjeje është i ngadalshëm.

“Fakti që një pjesë shumë e madhe e popullsisë ku dhe ajo që quhet shtresë e mesme e llogarit se sa i duhen për një muaj, si do t’i përballojë shpenzimet. Natyrisht që një shqiptar është më i pasur sot se sa disa vite më parë. Por mendoj se ajo që ne po vujmë sot është mospërputhja midis rritjes ekonomike dhe pabarazisë sociale të shpërndarjes të të ardhurave dhe rritjes ekonomike.

Rreth 9-10% e investitorëve në Shqipëri ndikon në 90% të të ardhurave dhe rritjes ekonomike, natyrisht që edhe të ardhurat do të shkojnë tek kjo kategori. Kjo mund të rregullohet me ndërhyrjen e shtetit me politika të shpërndarjes së këtyre të ardhurave.”

Civici deklaroi se të ardhurat nga sektori privat janë të ulta dhe kjo e shtyn popullsinë të shkojë drejt punësimit në shtet “gjë e cila rrit pastaj militantizmin portiak e gjëra të tjera të këtij lloj”.

“Kemi produktivitetin më të ulët ekonomik, që do të thotë se ajo që prodhojmë ne në raport me vendet e tjera është e më e ulët dhe kjo vjen për shkak të sektorëve që ekzistojnë në tregun shqiptar, gjë e cila sjell paga me nivele të ulta. Ne duhet të bëjmë një operacion rrënjësor sa i përket modelimit dhe modernizimit të ekonomisë shqiptare”.

Eksperti i ekonomisë theksoi se vendi ynë nuk ndodhet në një gjendje kome, duke argumentuar se ekonomia shqiptare ka një motor që herë pas here jep impulse pozitive dhe kjo sipas tij, vjen prej bizneseve private më shumë nga sa vjen për shkak të politikave shtetërore.

Duhet të bëhet një hap cilësor që ekonomia të orientohet drejt investimeve dhe tërheqjes së tyre, kjo vjen nga politikat shtetërore dhe qeveritare. Nëse ka një gjë që politika i ka borxh ekonomisë është konfliktualiteti, mungesa e stabilitetit dhe mosdakortësia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ADRIAN CIVICI
Pas

Thojini jo dietave drastike, ja ushqimet që duhet të konsumoni për një bark të sheshtë

Para

Sarandë/ Aksident në kryqëzimin e Maternitetit

Para
Sarandë/ Aksident në kryqëzimin e Maternitetit

Sarandë/ Aksident në kryqëzimin e Maternitetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.