12:16 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Humb dy krahët në punë, shteti e lë në mëshirë të fatit (VIDEO)

22:31 | 07/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humb dy krahët në punë, shteti e lë në mëshirë të fatit (VIDEO)

Petrit Disha banues në Çermë të Lushnjës, tregon se në vitin 2007 i ka ndodhur një fatkeqësi. Pasi ra në kabinën e tensionit të lartë humbi dy krahët.

Petriti rrëfen se prej 10 vjetësh trajtohet me KEMP, me 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por nuk i japin kujdestarinë. Bashkëshortja, Hajrie Disha thotë se ka lënë punën dhe i shërben bashkëshortit.

Emisioni “STOP” u interesua në KMCAP-in e Lushnjës dhe kreu Fatmir Muça u përgjigj se Petriti e ka fituar edhe kujdestarinë. Por sipas tij, ligji është jo human, pasi njeh vetëm 7 ose 10 mijë lekë të vjetra për përkujdesjen.

 
 

“Unë quhem Petrit Disha dhe jam nga fshati Çermë i Lushnjës. Në vitin 2007 më ndodhi fatkeqësia. Mu fikën dritat, shkova në kabinë për t’i rregulluar, por rashë në kontakt me korentin dhe më zuri të dyja krahët.”

Ju trajtoheni me KEMP?

“Po, me një pension koperative, me vlerë 80 mijë lekë të vjetra. Më ndihmojnë nga komuna dhe me 40 mijë lekë të vjetra. 20 mijë lekë. U detyrova të largoja djalin nga shkolla. S’kishim mundësi ekonomike që gruaja të rrinte pranë meje. Tani kërkoj të më ndihmojnë, në këtë gjendje nuk jetoj dot.”

Bashkëshortja e tij, Hajria thotë se Petriti nuk merr pension për kujdestarinë sepse ai ka nevojë për një njeri që ta ndihmojë për çdo lloj kërkese që mund të ketë.

“I drejtohem KEMP -it të Lushnjës dhe shtetit që të më ndihmojnë!”

Gazetarët e emisionit “STOP”, së bashku me Hajrien i drejtohen KMCAP-it të Lushnjës, ku bisedojnë me kreun e tij, Fatmir Muçën.

Drejtori – Tek invalidët e punës, këtu në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ky është ligji: 15% të pagës bazë. Duhet t’i bjerë rreth 5, 6 a 7 mijë lekë të vjetra.

Gazetarja – 6, 7 mijë lekë për shërbimin që i bën zonja?

Drejtori – Po, kaq!  Kështu e ka ligji!

Gazetarja – Po është qesharake kjo!

Drejtori – Po qesharake e di ligji, se kush mund ta bëjë.

Gazetarja – Ligjin e bën Maliqi.

Drejtori – Po jo, po s’ka. Jo,jo… është punë finance a e kupton? Tani, në këtë zyrë… merret ky vendim!

Gazetarja – Zotit Petrit Disha, nuk është se i vlen shumë njohja e përkujdesjes, përderisa merrka 7 apo 10 mijë lekë.

Drejtori – Po, bravo!

Gazetarja – Nuk është se i luan ndonjë rol të madh.

Drejtori – Po, po nuk është ndonjë gjë! Po sa penalizohen në rang republike? Ma do mendja që numri duhet të jetë goxha, sepse më thonë që për Lushnjen nuk ka ditë (që nuk ankohen). Ja, dy i kisha sot: një me kancer të mitrës, një kancer të zorrës së trashë.

Gazetarja – Që përjashtohen nga ligji?

Drejtori – Po. Mirëpo, po s’mori dhe ky i uruari me kancer, kujt do t’i japësh? Të vijë gruaja tani, të thotë: “Jam me kancer gjiri!”, e ti them unë që: “Ke pesë vitet e fundit, një vit punë?”. “Jo!”: thotë ajo. Nuk fiton gjë! E kupton ti, si del tek dera ajo? Që mua më shikon sikur jam nazist, mua?

Në bazë të atyre që u thanë nga Fatmir Muça, Hajria thotë se nuk e kishte kuptuar që në pensionin prej 80 mijë lekësh të vjetra përfshihej dhe kujdestaria. Ajo shprehet shumë e zhgënjyer, pasi për 16 orë që i shërben bashkëshortit, shteti e paguan me rreth 200 lekë të vjetra në ditë./tvklan

Etiketa: emisioni stoptv klan
Pas

Sulmi në Stokholm, publikohen pamjet e para të autorit (VIDEO)

Para

Parashikimi i frikshëm: Pas “ER TV” së shpejti edhe “LaliTV”, “LuliTV” dhe “PeleshiTV”

Para
Parashikimi i frikshëm: Pas “ER TV” së shpejti edhe “LaliTV”, “LuliTV” dhe “PeleshiTV”

Parashikimi i frikshëm: Pas “ER TV” së shpejti edhe “LaliTV”, “LuliTV” dhe “PeleshiTV”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

Kapet nga Policia Kufitare një shtetas në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme e Kinës: Janë evakuuar 791 qytetarë nga Irani dhe Izraeli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.