Një aksident fatal është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Mashtërkor të Mirditës ku për pasojë ka ndërruar jetë një i ri për të cilin Faxweb.al mëson se quhet Alfred Gjeta (Marku).
Viktima nga Oroshi ka qenë duke ecur me mjetin e tij tip fuoristradë teksa makina e tij ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë, teksa mësohet se ishte nisur në fshatin ku po punonte në ndërtimin e një resorti turistik.
Mësohet se ai banonte në Durrës ndërsa kishte nisur një projekt në vendlindjen e tij pas kthiimit nga emigrimi ndërtimin e një resorti turistik.
“Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë, ku automjeti tip “Fuoristradë ML”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar”, shkruhej në njoftimin e Policisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)