Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci ka dhënë deklaratën e tij pas humbjes 2-0 në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë. Në një intervistë për “Supersport” trajneri nuk e ka thënë gjë për çështjen e dorëheqjes së tij, por ka komentuar takimin e sotëm duke u shprehur se fillimisht luajtëm mirë dhe duke ja lënë fajin formës fizike të dobët të lojtarëve.
Intervista e Panuçit:
“Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me ta, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike.
Sa na dënoi goli i parë aksidental?
Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.
0 gola të shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Kjo është një seri ndeshjesh. Si dalim nga kjo situatë?
Është e vështirë, sot futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.
Pse është e vështirë të dalë topi nga mbrojtja? I vetmi që mund ta bëjë këtë është Memushaj, pse e luani në të majtë të mesfushës?
Kemi gjuajtur 11 goditje, dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë në të majtë, por është dashur të dalë edhe përpara.