10:24 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Hungaria mbyll mandatin 6-mujor të Presidencës së Bashkimit Europian, Veliaj: BE po rritet më e fortë

16:52 | 12/12/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hungaria mbyll mandatin 6-mujor të Presidencës së Bashkimit Europian, Veliaj: BE po rritet më e fortë

Në fund të këtij viti, Hungaria përfundon kryesimin 6-mujor të Këshillit të Bashkimit Europian. Ambasada Hungareze në Tiranë organizoi eventin përmbyllës të mandatin të saj, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatic në Tiranë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryebashkiaku Erion Veliaj, falenderoi ambasadoren e hungarisë dhe skuadrën e saj për punën e shkëlqyer, ndërsa zgjodhi simbolin e kubit të Rubikut për të përshkruar presidencën hungareze të Bashkimit Europian.

“Po mbaj në duar një simbol si Kubi i Rubikut, të cilin nuk ka rëndësi se nga e kthen, por mund të shikosh ngjyrat e Hungarisë, të Italisë me trengjyrëshin, mund të shohësh Spanjën, gjithashtu Rumaninë, Francën, por mund të shikosh edhe Republikën Çeke dhe Slloveninë. Sigurisht, këtu mund të shohim edhe ngjyrat e Shqipërisë, por thënia më e famshme nga Ernő Rubik për kubin e tij ishte: “Është kompleks, por sërish i thjeshtë”. Më pëlqen ta them këtë edhe për Presidencën Hungareze. Qartësisht ka çështje që duhen debatuar, që u duhen dhënë zgjidhje, por sërish janë të thjeshta kur vjen puna për të ruajtur një pozitë solide në Ballkanin Perëndimor, për të siguruar që Bashkimi Europian të rritet më i fortë, të planifikojë për të ardhmen, të mendojë për mbrojtjen pak më tepër seriozisht në dritën e ngjarjeve aktuale”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se ndihet krenar që ndodhet i deleguar në Shqipëri, në një moment historik për popullin shqiptar.

“Ndihem shumë i privilegjuar që përfaqësoj Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij këtu në Tiranë, në një kohë kur gjërat po bëhen të vërteta dhe të prekshme, dhe më në fund po i përgjigjemi thirrjes së popullit shqiptar për të pasur mundësinë që t’i bashkohen këtij realiteti fantastik, që është Bashkimi Europian. Pas 36 vitesh punë të Bashkimit Europian, këto burokraci të mëdha, disa njerëz thonë që nuk janë edhe aq të mëdha, jam sërish entuziast dhe sërish mendoj se është një nga projektet politike me më shumë vlera të nisura ndonjëherë”, u shpreh ambasadori.

Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Laura Kasnyik falenderoi pjesëmarrësit në këtë ceremoni të veçantë dhe vlerësoi hapat e rëndësishëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe rezultatet e përbashkëta të arritura së bashku.

Nga 1 janari i viti të ardhshëm, Presidenca e Bashkimit Europian për 6 muajt në vijim do i kalojë Polonisë.

Pas

OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025

Para

SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, i dërgon ftesë presidentit kinez

Para
SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin,  i dërgon ftesë presidentit kinez

SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, i dërgon ftesë presidentit kinez

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatra prej dy javësh aktive/ Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës,digjen dhjetëra hektarë pyje

Durrës / Goditet një rrjet kriminal i drogës dhe armëmbajtjes pa leje

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura në Pogradec, arrestohet Jetmir Muçllari

Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil për çadrat, vihen në pranga tre persona, nën hetim dy të tjerë(PAMJE TE RENDA)

EMRAT/ “Smarti-i” përplaset me një motor, 22-vjeçari pëson dëmtime në kokë

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

Të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës, transferohen te 313 në Tiranë Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Parada, flamuj dhe këngë: Fushata për t’i detyruar fëmijët ukrainas ta duan Rusinë! Rreth 20 mijë të mitur të deportuar që nga nisja e luftës

Ukraina propozon një raund të ri bisedimesh paqeje me Rusinë, Zelensky: Vrulli i negociatave duhet të përshpejtohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.