Stuhia dhe furtuna e fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, por një familje që punonte me peshkim doli në det në orët e para të mëngjesit pasi duhet të mblidhnin rrjetat. Ata ishin bllokuar tek “Shpella e Pëllumbave” pasi hynë në det me një mjet të vogël lundrues (varkë peshkimi), me të cilin nuk kanë vijuar dot lundrimin prej dallgëve të forta.
Burri Robert Rama 50 vjeç dhe djali 25 vjeç kanë dalë në bregdet. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po dërgohet në spitalin e Vlorës, ndërsa nëna ka humbur.
Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallë, Pólicia e Shtetit ápelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji , e çdo mjet tjeter lundrues qe perdoret me qellim turzimin) të mos dalin ne det deri në qetësimin e situatës.(A.M/Faxweb.al)