Paraditen e sotme u paraqitën në Gjykatën e Vlorës Hysnije Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi të cilët akuzohen për vrasjen e Olsi dhe Shefkie Hoxhallarit.
Gjykata vendosi lënien në burg të të dyve, ndërsa avokati i Hysnije Hoxhallarit u shpreh se ajo nuk ishte pjesë e krimit.
Sipas avokatit klientja e tij ishte e tronditur nga ngjarja që kishte ndodhur, ndërsa krimin e kishte kryer Kasëm Pirjasi.
Hoxhallari dhe Pirjasi dyshohet se kanë pasur bashkë një lidhje intime. Kjo është bërë shkak për vrasjen e burrit dhe vjehrrës së Hysnijes. Mendohet se Kasemi dhe Hysnija kishin 2-3 vite të lidhur. Gruaja e Kasemit dhe Hysnija ishin kushërira të afërta mes tyre.
‘’Faxweb.al” raporton se në sallën e gjyqit nuk ka qenë asnjë nga familjarët e Hysnije Hoxhallarit, ndërsa për Kasëmin kishte ardhur e shoqja.
Kasem Pirjasi është shfaqur i qetë dhe i qeshur në sallën e gjyqit, duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese.
Zbulimi i tyre u bë në sajë të përgjimeve ambjentale, teksa Hysnija i thoshte Kasemit: Ç’më ke bërë.
Vetë ajo dukej e prekur gjatë seancës së sotme gjyqësore, ndërsa ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në krim.
Fillimisht vrasja e nënë e bir u paraqit si një vdekje për shkak të zjarrit, po më pas hetuesit rindërtuan skemën dhe panë se ata ishin vrarë me mjete të forta fillimisht.
(E.K/FAXWEB.AL)