Ndërron jetë papritur teksa ndodhej në zyrën e tijt të punës Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi.
Mësohet se Hysi, 44 vjeç ka qenë në zyrë kur dyshohet se ka pësuar një infarkt, çka ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të tij.
Përveç detyrës si drejtor i Hipotekës, Hysi ishte pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Armand Hysi u emërua në detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Sarandës tetorin e kaluar ndërkohë që emri i tij ishte lakuar disa herë si kandidat potencial i Partisë Socialiste për Bashkinë e këtij qyteti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post