Partnerë në skenë, partnerë edhe në jetë. Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet e njohur të showbizit shqiptar dhe këngëtarë mjaft të talentuar.
I ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, Big Basta tregoi se si u njoh me Vesa Lumën. Madje ai tha se në fillimet e tyre të njohjes i dha një pjatë me fasule Vesa Lumës.
“Vesën e dua shumë sepse ne kemi shumë vite bashkë por takimin tonë të parë bashkë e kemi pasur në Dancing With the Stars. Ngaqë Vesa nuk më kërkonte tekste për artistët e tjerët i shkova i thashë po ti pse s’më ke kërkuar ndonjëherë. Pastaj aty filloi afrimitetit mes nesh.
Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thashë mamit të më gatuante diçka dhe më bëri fasule.
Të nesërmen i çova Vesës fasule edhe ma ktheu pjatën me fasule dhe plot me dashuri”, tregoi Big Basta.