Prokuroria Shqiptare ka nisur një letër për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun, për gjurmët e gishtave, pas denoncimit nga Partia Demokratike se “ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.”
Burime konfirmojnë që prej ditës së premte Agim Kajmakut i janë kërkuar gjurmët e gishtave. Pas marrjes së gjurmës së gishtërinjëve, kërkesa do të dërgohet në Greqi.
Sipas denoncimit të Partisë Demokratike “Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”
Ndërkaq në një reagim publik, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka qenë i dënuar dhe dëbuar nga asnjë vend i Bashkimit Europian dhe as nga Greqia.(Lexo këtu)
(M.Q/Faxweb.al)