11:56 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I dërgoi mesazhe të dyshimta adoleshentit, jep dorëheqjen Ministri i Financave në Skoci

20:28 | 06/02/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I dërgoi mesazhe të dyshimta adoleshentit, jep dorëheqjen Ministri i Financave në Skoci

Një skandal ka përfshirë qeverinë në Skoci, ku sekretari i financave Derek Mackay, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas publikimit në media të disa mesazheve me natyrë të dyshimtë që ai kishte shkëmbyer me një djalë 16-vjeçar.

Mackay, një nga figurat më të spikatura të partisë, që konsiderohej gjerësisht si një pretendent për të zëvendësuar përfundimisht Sturgeon, si drejtues të SNP, është është pezulluar edhe si anëtar i partisë Kombëtare Skoceze.

Ishte gazeta “The Sun” që publikoi qindra mesazhe që Mackay, 42 vjeç, i kishte dërguar të riut, duke e quajtur atë “të lezetshëm”, dhe madje duke folur për flokët e djalit, dhe duke e ftuar atë në darkë, si dhe në një ngjarje parlamentare si mysafirin e tij.

“Unë mbaj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Sjellja ime është një marrëzi dhe me të vërtetë më vjen keq. I kërkoj falje pa rezervë djalit të përfshirë në këtë histori dhe familjes së tij.” Shprehej në një deklaratë Mackay.

Mackay, I cili zbuloi se ishte homoseksual pasi martesa e tij mbaroi në 2013, u miqësua me të riun në Facebook dhe Instagram dhe i dërgoi mesazhe të padëshiruara.

Pas lajmit reagoi edhe Sturgeon, e cila në një deklaratë emergjente, tha se sjellja e tij ishte e papranueshme dhe tejet e rëndë. Mackay, pritej të dorëzonte projekt-buxhetin e qeverisë skoceze për vitin 2020-21 të enjten, por në vend të tij, do të jetë Kate Forbes, që do të bëjë prezantimin.

Pas

FOTO-VIDEO/ Vajza 7-vjeçare vuan nga një sindromë e rrallë, simptomat shfaqen para moshës një vjeç

Para

Pak para Sanremos, Alketa Vejsiu merr urimin më të veçantë nga vëllai

Para
Pak para Sanremos, Alketa Vejsiu merr urimin më të veçantë nga vëllai

Pak para Sanremos, Alketa Vejsiu merr urimin më të veçantë nga vëllai

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Sulmet e vazhdueshme nga Irani, ndërpritet energjia elektrike në disa zonë në Izraelin jugor

Kuvendi i Shqipërisë lançon portalin E-Legjislacioni: Një hap drejt një procesi më transparent dhe modern ligjvënës

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.