I ftohti i acartë ka shkaktuar shtatë viktima në Bullgari, gjë që e ka rritur bilancin e të vdekurve në Europë që ka shkuar në 65. Por, barrën më të rëndë të viktimave e mban Polonia.
Mediat bullgare shkruajnë se dy viktimat e fundit janë një çift rreth të 50-tave, që vdiqën dje nga helmimi me monoksid karboni.
Ky helmim u shkaktua nga një sobë druri me defekt, të cilën çifti i moshuar e përdornin për të ndenjur ngrohtë.
”Bullgaria, ku termometri u ndal në – 18 gradë Celsius në kryeqytetin Sofje, ka shënuar konsumimin më të lartë të energjisë elektrike dhe të gazit prej gati 20 vitesh”, njoftoi ministrja e Energjisë, Temenoujka Petkova.
Ky i ftohtë polar pritet të vazhdojë përgjatë gjithë javës, gjë që shton merakun se të tjera faktkeqësi mund të jenë rrugës. (D.D/Shuplaka)