Kryedemokrati Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Lezhë në një takim me mbështetësit e PD. Ndërsa njoftoi shtimin e 150 anëtarë të rinj në PD e Lezhës, Basha tha se ky është një tregues i qartë që shqiptarët po afrohen me demokratët pasi Rama ua ka shuar shpresën.
Basha iu përgjigj kryeministrit në gjuhën e popullit, duke thënë se këtij të fundit i ka ikur truri që pas nisjes së protestave të opozitës.
“Rama po tenton t’i mbushë mendjen shqiptareve se Shqipëria nuk ka asnjë problem, e kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. I ka ik truni, nganjëherë është më mirë të flasim direkt, i ka ik truni komplet, sepse, nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t’i frikësojë, dëshpërojë, t’u heqë shpresën, tu thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan. Por, basti i tij për shkurajimin e shqiptarëve humbi më 16 shkurt në ditën e kryengritjes së shqiptarëve për ti dhënë fund paligjshmërisë, instalimit të republikës së krimit”, – tha Basha.
“Ne jemi për vlerat e Amerikës, për vlerat e Europës. Vëllezër dhe motra janë këto vlera për të cilët do të luftojmë dhëmbë për dhëmbë, rrugë më rrugë, qytet më qytet. 11 Maji na thërret për një tjetër përballje vendimtare, të vlerave tona, të vlerave të demokracisë.
Kjo tirani nuk do ia dalë ti vendosë duvakun popullin.
Qe nga dita e nesërme, e diela e Zotit për Katolikët deri deri në të shtunën e ardhshme, duhet ta bëjmë një tjetër kuotë monumentale për Shqipërinë. Shqipërinë nuk do ia lejmë në dorë krimit. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha më tej Basha në fjalën e tij.
(E.K/Faxweb.al)