Menjëherë pas vidios së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 19 Shkurt 2020, nga Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas hetimeve intensive, u bë ndalimi i shtetasit:
Niko Bega, 53 vjeç, banues në Fier, me profesion Avokat pranë dhomës së avokatisë Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.