21:38 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Do të vríste një biznesmen në Tiranë, zbulohen detaje nga ardhja e tèrroristit të ISIS-it në Tiranë, zbulohet mesazhi i koduar

14:17 | 30/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Terroristi i arrestuar në Tiranë i afërm i ish-deputetit, e priti në Rinas partnerja e tij

Personi i arrestuar nga Antiterrori ne Tiranë një 24-vjeçar nga Taxhikistani, i akuzuar si pjesë e organizatës terroriste ISIS, planifikonte te kryente vrasjen e nje personazhi te rendesishem. Ai u vu në pranga pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti një javë më parë. Taxhiku është identifikuar si Komron Zukhurov.

I shumëkërkuari nga Gjermania ka mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit më 17 shkurt të këtij viti, dy muaj përpara se të shpallej në kërkim. Burimet thanë se OPERACIONI i koduar me emrin “Vizitori” u finalizua me prangosjen e tij dje në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas burimeve 24-vjeçari strehohej në një familje bashkëkombësish në zonën e Laprakës ne Tiranë.

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale të “Pjesëmarrjes në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate te themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të shtetit islamik.

Në datë 15 Prill Gjermania goditi grupin terrorist. Autoritetet në Berlin theksuan se njëri nga anëtarët e celulës, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një sulm në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë.

Ravsan.B kishte folur në telefon me një klient të panjohur nga një celular me numër suedez. Në fillim të janarit 2019, klienti i panjohur pyeti me mesazh zanor taxhiku Ravsan B. nëse mund të vriste dikë për të. Bëhej fjalë për “varrosjen e një njeriu të ndyrë”.

Ravsan B., një refugjat nga Taxhikët në Wuppertal, ra dakord kështu që të vriste një biznesmen shqiptar. Hetuesit që e vlerësuan celularin e tij muaj më vonë, janë të bindur për këtë. Për këtë arsye Ravsan B. do të paguhej 40,000 dollarë për vrasjen. Gjysma e parave janë “për vëllezërit”, dëgjohej të thuhej në përgjimet që iu gjeten të arrestuarit Ravsan.B. Mesa sa duket nënkuptonte “Shteti Islamik” (IS) në Siri ndërsa pjesën tjetër si duket dëshironte ta mbante për veten dhe shokët e tij në Gjermani.

Autoritetet gjermane thanë se terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri. Prokuroria e përgjithshme sqaroi se Ravsan B. ka qenë në Shqipëri bashkë me shokun e tij Sunatullokh K. për të kryer sulmin, por ata dështuan.

Hetimet treguan se nga 6 anëtarë të grupit terrorist, tre prej tyre kanë qenë në Shqipëri. Katër anëtarë të grupit janë tashmë në pranga. Ata synonin të godisnin bazat e Forcave Ajrore Ushtarake Amerikane në Gjermani, por edhe individë të caktuar. Të gjithë anëtarët e bandës kriminale i janë bashkuar ISIS-it në Janar të vitit 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime./Vizion+

Pas

“Bòmbë mikrobiologjike”, Fuga kundër Shahinit për Universitetet: Duam të diplomojmë studentë jo covida, si mund të jepen provimet 4 muaj pas…

Para

VIDEO/ Koronavirusi, befason OBSH: Suedia nuk u izolua, është vend model

Para
VIDEO/ Koronavirusi, befason OBSH: Suedia nuk u izolua, është vend model

VIDEO/ Koronavirusi, befason OBSH: Suedia nuk u izolua, është vend model

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.