Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë. Makina e shefit të policisë së burgut të Kosovës Besnik Kaptelli, është shkrumbuar tërësisht nga flakët.
Mësohet se mejti tip “Golf” me targa italiane është djegur gjatë natës në lagjen “Skender Libohova” të Lushnjes.
Makina ka qenë e parkuar poshtë shtëpisë së Kaptellit në momentin që është djegur dhe nga pamjet shihet se nuk ka mbetur më asgjë për të shpëtuar.
Për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur hetimet dhe dyshimet e para janë se djegia e mjetit ka ardhur për shkak të detyrës.
Emri i Kaptellit nuk është aspak i panjohur pasi më parë ai ka mbajtur postin e drejtorit në Burgun e Peqinit. Po ashtu ai ka qenë një nga dëshmitarët në komisionin hetimor për paisjen përgjuese ‘’IMSI CATCHER’’. (E.K/SHUPLAKA)