02:56 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Icardi “plas” bombën, padit Interin: Depoziton 41 prova, kërkon 1.5 milionë euro

11:49 | 31/08/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kualifikoi Interin në Champions, por Ikardi merr një lajm tronditës

Në kohën që pritej që të merrej një vendim mbi të ardhmen e tij, 26-vjeçari Mauro Icardi, ka paditur klubin e Interit.

Sulmuesi kërkon dëmshpërblim 1.5 mln euro për dëmtim imazhi dhe riintegrim të plotë në skuadër, pas vendimit të Contes i cili e tha qartë se ish-kapiteni nuk është pjesë e planeve të tij. Icardi, siç raportohet nga “Il Corriere della Sera”, beson se ka pësuar dëme nga “sjellja shtypëse” e Interit, është “lënduar në dinjitet”.

Në padinë e dorëzuar në gjykatë, argjentinasi citon 41 fakte (prova), ku e bazon pretendimin e vet, përfshirë dokumente, video dhe artikuj mediash. Icardi ka kërkuar nga gjykata si dëshmitarë të gjithë shokët e skuadrës. Ata duhet të dëshmojnë për situatën.

Ndër arsyet e padisë ndaj Interit, përveç mungesës së pjesëmarrjes në fushatat e ndryshme publicitare, Icardi përmend edhe përjashtimin nga bisedat në ekip, ku komunikohen oraret dhe metodat e trajnimit. Por jo vetëm. Icardi reklamon në gjykatë edhe mënyrën e heqjes së numrit 9, si dhe detyrimin për t’u stërvitur me “tepricat: e skuadrës zikaltër. E gjitha kjo pa precedent, të cilëve iu referohet Icardi.

Ai përmend rastet e Puggioni te Chievo dhe Albertazzi te Verona, në të cilat të dy lojtarët më pas çuan çështjen kundër klubeve të tyre përkatëse. Në këtë pikë, me pak fjalë, lufta me Interin është tashmë totale, por klubi zikaltër beson se ka të drejtë, duke pasur parasysh që Icardi është stërvitur gjithmonë me grupin, përveç kohës taktike, e cila është diskrecion i trajnerit.

Në çdo rast, fjala e fundit do të thuhet nga gjykatësit. Një paralajmërim për këtë veprim ekstrem, Icardi ia kishte dërguar Interit më parë, që më 11 gusht. Tashmë pritet të caktohet gjyqtari, që do të sqyrtojë padinë e argjentinasit. Sidoqoftë, vendimi nuk mund të merret para tre muajsh. Tre muaj që ish-kapiteni rrezikon seriozisht t’i kalojë në “Pinetina”, i ndarë nga “shtëpia zikaltër”. /telesport/

Etiketa: Intermauro icardipadi
Pas

Rreziku nga pirja e duhanit edhe 25 vite pasi e keni lënë

Para

Me dokumenta false drejt Anglisë, arrestohen 2 persona në Rinas

Para
Vodhën marketin, arrestohen 2 adoleshentët (çfarë zbuloi policia gjatë kontrollit)

Me dokumenta false drejt Anglisë, arrestohen 2 persona në Rinas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.