Gati dy muaj më parë, gazetarja e njohur Erjona Rusi u largua nga televizioni “Report Tv” ndërsa tanimë është rikthyer sërisht në transmetim, por në një tjetër television.
Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më parë, në një intervistë për revistën “Who”, Rusi është zhvendosur në Televizionin Publik Shqiptar (TVSH).
“Fillojme pas pak…..
Do flasim sot per “tregtaret e vegjel” te rruges, ata qe i shohim çdo dite por shume prej nesh tregohen indiferente e madje edhe te pasjellshem pa e ditur se çfare pasojash mumd tu shkaktojme.
Ne 17.00 ne TVSH”, shkruan Rusi për emisionin më të ri TVSH “Pasditja ime”
Kujtojmë se Rusi u largua nga puna e mëparshme shpjegoi se fajtori i madh për këtë është politika.
“Arsyet në fakt janë të shumta, por nëse ka një “fajtor” të madh për këtë, ai e ka emrin POLITIKA, edhe pse mund t’ju tingëllojë e çuditshme. Politika në këtë vend ka faje të mëdha, por për t’i rënë shkurt, përveç se ka uzurpuar në mënyrë degraduese çdo qelizë të shoqërisë sonë, politika ka “degjeneruar” edhe gazetarinë në Shqipëri.
Thuajse gjithçka njerëzit shohin në TV sot e mbase edhe lexojnë, është politikë, një politikë shterpë, e shndërruar në show që të lodh dhe mpak dalëngadalë si e pa e kuptuar. Dhe pikërisht kjo më ndodhi dhe mua: U lodha duke folur për ATA – politikanët tanë, që bëjnë gjithçka përveçse të gjejnë zgjidhje konkrete për njerëzit.
Ndodhi që kuptova se ajo që po bëja nuk ishte gazetari, por isha shndërruar dashje pa dashje në një lloj zëdhënëse të politikës dhe ndjeva se kisha harruar NJERËZIT.
Ja që politika ja doli të ndrydhë pasionin tim për të qënë LIVE (në transmetim). Mund t’ju tingëllojë absurde dhe nuk pres ta kuptojnë të gjithë. Por unë e pashë të arsyeshme të thoja STOP, të paktën për momentin dhe ndjeva nevojën e të ndaluarit dhe reflektuarit.”, është shprehur ajo në një intervistë. (D.D/Shuplaka)