Me padurim po pritet ndeshja eleminatore e Shqipërisë me Litenshtenjin të shtunën, ndërsa futbollistët janë grumbulluar prej disa ditësh. Herë pas here nuk kanë munguar as vizitat që iu bëhen atyre nga njerëz të mediave.
Një prej tyre është dhe gazetarja e “SuperSport”, Ilda Bejleri. Ajo ka publikuar dje në “Inststory” ku shihet duke komunikuar me disa nga futbollistët. Grezda përgjigjet që nuk e di nëse do të luaj. Ndërsa biseda më interesante ishte ajo me Mavrajn.
Ilda shfaqet duke thumbuar Mavrajn rreth temës së shiritit të kapitenit në Kombëtare. “Çfarë u bë më shiritin e kapitenit Mërgim?”, pyet Bejleri, ndërsa Mavraj i përgjigjet me humor gazetares.
“Rrobaqepësja e ka. Po e punon akoma për dorën e Ansit (Agollit). Unë e kam dorën e gjerë”, përgjigjet ai me të qeshur.
Nuk ka vonuar edhe provokimi i radhës i Bejlerit. “Kur e provon njëherë, kam përshtypjen se e kërkon prapë…”, tha ajo.
Mavraj, përgjigjet përsëri me shumë humor. “E kisha të premten e kaluar, gabova dhe mora kartonin e kuq. Tani më ka dalë nga qejfi”, ishin fjalët e futbollistit mes të qeshurave të të dyve.
Na mbetet të presim të shtunën që të mësojmë se kush do të jetë kapiteni i Kombetares Shqiptare të Futbollit. (E.K/SHUPLAKA)