Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara nga krími i organizuar. Në njoftimin e Presidencës thuhet se mbështetja e strukturave që kanë rol vendimarrës në administrimin e pasurive që burojnë nga krími i organizuar duhet të jetë në fokusin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Gjithashtu presidenti Meta ka përshëndetur rritjen e mbështetjes financiare për OFL-në nga ana e qeverisë.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës/24 korrik 2020
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krímit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krímeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.
Synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.
Mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kríminale, duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre.
Gjithashtu, përshëndetet parashikimi në ligj për rritjen e mbështetjes financiare në funksion të misionit primar të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar, për parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprave penale.