21:07 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Inaugurimi i Donald Trump, cilët janë personalitetet shqiptare që do të marrin pjesë

08:12 | 17/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Inaugurimi i Donald Trump, cilët janë personalitetet shqiptare që do të marrin pjesë

Është folur gjatë në medie gjatë këtyre ditëve për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, më 20 janar dhe emrat e personaliteteve shqiptare që janë ftuar e do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Katër ditë përpara zhvillimit të saj, mbrëmjen e djeshme, u bë e ditur se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, e njëherazi kreu i LSI-së, Ilir Meta, do të niset ditën e sotme drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të 45-të të Amerikës.

Burime pranë Metës konfirmuan ftesën e ardhur në adresë të kryetarit të LSI-së. Pas tij, ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e 20 janarit. Ai bëri me dije se ditën e sotme do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë të republikanëve.

Flitet se të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve do të jenë edhe dy ministrat e kabinetit qeverisës, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi. Përpos pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit, ata do të jenë pjesëmarrës edhe në eventet pasuese që do të zhvillohen ditën e marrjes së detyrës nga Trump.

Mësohet se në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump, do të marrë pjesë edhe Këshilltari i Presidentit për Mbrojtjen, Gjeneral Piro Ahmetaj. Në nëntor të 2015-ës, Kreu i Lartë i Shtetit, e pezulloi atë nga detyra për ta rikthyer sërish pas fitimit të gjyqit. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: donald trumpinugurimipersonaliteteshqiptaret
Pas

Elvis Presley është gjallë, ja provat që e vërtetojnë

Para

Anxhela Peristeri i jep tjetër leksion vetes, kush e ka zhgënjyer? (FOTO)

Para
Anxhela Peristeri i jep tjetër leksion vetes, kush e ka zhgënjyer? (FOTO)

Anxhela Peristeri i jep tjetër leksion vetes, kush e ka zhgënjyer? (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.