04:31 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konflikti në Karabak/ Irani bën paralajmërimin e frikshëm, mund të kemi një luftë rajonale më të madhe

17:43 | 07/10/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konflikti në Karabak/ Irani bën paralajmërimin e frikshëm, mund të kemi një luftë rajonale më të madhe

Irani ka paralajmëruar se rinisja e luftimeve në mes të fqinjëve, Azerbajxhanit dhe Armenisë mund të përshkallëzohet në luftë më të madhe rajonale. Presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se shpreson në “rikthim të stabilitetit” në rajon gjatë ditëve të ardhshme, pas përleshjeve të ashpra për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Ky rajon është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo drejtohet nga popullsia etnike armene. Luftimet e fundit konsiderohen më të këqijat në dekada, ndërkohë që të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunën.

“Ne duhet të jemi të vëmendshëm që lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit të mos shndërrohet në luftë rajonale”, ka thënë Rohani të mërkurën.

“Paqja është baza e punës sonë dhe ne shpresojmë në rikthim të stabilitetit në rajon në mënyrë paqësore”, ka thënë ai.

Rohani po ashtu ka thënë se është “plotësisht e papranueshme” që ndonjë predhë apo raketë të arrijë në tokën iraniane. Komentet e tij kanë ardhur pas raportimeve se disa predha kanë arritur në disa fshatra në Iran, nga kufiri verior që ndan më Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Komandanti iranian për Mbrojtje Kufitare, Qasem Rezaei ka thënë se forcat e tij kanë krijuar “formacione të nevojshme” përgjatë zonës së luftimeve.

“Prej nisjes së konfliktit… një numër predhash dhe raketash kanë qëlluar territorin tonë”, është cituar të ketë thënë ai sipas agjencisë së lajmeve, Tasnim.

“Rojet tona kufitare janë duke vëzhguar dhe kanë krijuar formacionet e duhura. Ne jemi duke monitoruar dhe duke kontrolluar plotësisht kufijtë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për rajonin e Nagorno Karabakut më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë. Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

Pas

“A janë rritur pagat?!”, Meta nxjerr zbuluar Ramën, i tregon shifrat: Është fatkeqësi që kryeministri i vendit se njeh ekonominë ose gënjen

Para

Murrizi bën deklaratën e papritur: Të premten do të shkarkoni Sandër Lleshajn dhe do ta bëni…

Para
Myslim Murrizi e thotë troç: Propozimi i PS për listat e hapura është si sondazh, nuk zgjedhin realisht qytetarët

Murrizi bën deklaratën e papritur: Të premten do të shkarkoni Sandër Lleshajn dhe do ta bëni...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.