Irani ka vendosur kufizime të përkohshme në të gjithë vendin për aksesin në internet, ndërsa Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e vendit ka përmendur shqetësime për sigurinë.
“Për shkak të keqpërdorimit të rrjetit kombëtar të komunikimit nga armiku agresor për qëllime ushtarake dhe për të rrezikuar jetën dhe pronën e njerëzve të pafajshëm, kufizimet e aksesit në internet janë vendosur përkohësisht me vendim të autoriteteve kompetente”, – tha ministria në një deklaratë.
Kjo vjen pasi NetBlocks, një organizatë joqeveritare që monitoron qeverisjen e internetit, tha më parë se Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit. “Të dhënat e rrjetit tregojnë se Irani tani është në mes të një ndërprerjeje pothuajse të plotë kombëtare të internetit”, tha NetBlocks në një postim në X.