07:59 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Irani refuzon thirrjet evropiane për përmbajtje nga sulmet ndaj Izraelit: Ju mungon logjika

13:59 | 13/08/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Irani refuzon thirrjet evropiane për përmbajtje nga sulmet ndaj Izraelit: Ju mungon logjika

Ministria e Jashtme e Iranit tha se thirrjet për përmbajtje sa i përket një sulmi ndaj Izraelit, të bëra nga Franca, Gjermania dhe Britania “kanë mungesë të logjikës politike dhe janë në kundërshtim me parimet e ligjit ndërkombëtar”.

Tri shtetet evropiane një ditë më parë lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes së cilës i bënë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij të përmbahen nga sulmet kundër Izraelit, pas vrasjes së Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Teheran më 31 korrik.

Teherani dhe aleatët e tij, Hamasi, dhe grupi libanez Hezbollah – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – kanë fajësuar Izraelin për këtë vrasje. Qeveria izraelite nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut.

“Pa asnjë kundërshtim për krimet e regjimit zionist [Izraelit], deklarata e tri shteteve evropiane i kërkon paturpësisht Iranit të mos përgjigjet për shkeljen e sovranitetit të tij dhe integritetit të tij territorial”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanaani.

Ai shtoi se Teherani është i vendosur që t’i kundërpërgjigjet Izraelit dhe u bëri thirrje tri shteteve evropiane “që të ngrihen kundër luftës në Gazë dhe nxitjes së luftës nga Izraeli”.

SHBA-ja një ditë më parë tha se Irani mund të kryejë sulme hakmarrëse ndaj Izraelit gjatë kësaj jave, përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me homologët e tij evropianë lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

Kërcënimet nga Irani se do të kryejë sulm ndaj Izraelit vijnë në kohën kur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon. Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë më shumë se 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë rreth 40.000 palestinezë./REL

Pas

Eridana Çano emërohet drejtoresha e re e SASPAC, agjencia përmes së cilës Beqaj abuzoi me fondet e BE

Para

Vrau shokun e azilit/ Gjykata vendosi shtrimin në spital psikiatrik, Zyhdi Shehu dërgohet në burgun e Lezhës

Para
Vrau shokun e azilit/ Gjykata vendosi shtrimin në spital psikiatrik, Zyhdi Shehu dërgohet në burgun e Lezhës

Vrau shokun e azilit/ Gjykata vendosi shtrimin në spital psikiatrik, Zyhdi Shehu dërgohet në burgun e Lezhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllen 27 Biznese të Mëdha në 2024, Tregu i Punës në Shqipëri përballet me Sfida të Rënda

Tregu i Fondeve të Investimit në Shqipëri Arrin Kulmin e 4 Viteve të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Këmbimi valutor sot/Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.