Profesori, kompozitori dhe ish-anëtari i Kryesisë së PS, Limoz Dizdari ka marrë një letër paralajmëruese se ka njerëz që duan ta helmojnë. Aty i thuhet që të bëjë kujdes me ushqimin dhe pijet që zgjedh për të konsumuar.
Sipas Dizdarit, në një prononcim për mediat e gjitha bëhet për garën e fortë që ka pasur për administrimin e Qendrës së Artit në Ksamli, dhe tani duan që ai të largohet. Ndonëse ka vënë në dijeni institucionet për këtë letër paralajmëruese, thotë se nuk ka ende një reagim.
“I dashur profesor Limozi. Dua t’ju vë në dijeni se keni armiq që t’ju bëjnë keq, arsyeja dihet, dhe ju vetë e dini pse. Profesor Limozi. Duan t’ju helmojnë. Bëni kujdes me ushqimin që konsumoni, gjithashtu me pijet” – mësohet të shkruhet në letër.