Klubi i Lirisë së Prizrenit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen për të emëruar në krye të pankinës ish-kapitenin e Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.
Ekipi nga Kosova dhe ish-kapiteni I Skënderbeut kanë nënshkruar një kontratë 1 vjeçare.
Sipas presidentit Mirsad Çollaku, prezantimi do të bëhet në ditët në vijim.
Shkëmbi aktualisht ishte duke mbajtur pozicionin e zv. trajnerit të kombëtares shqiptare U-17, por ka gjetur mirëkuptimin e FSHF-së për t’u larguar drejt kësaj aventure të re, e para për të si trajner kryesor i një skuadre.
Liria e Prizrenit vitin e kaluar e siguroi mbijetesën vetëm në javët e fundit.
NJOFTIMI: