Ish- shefi Shërbimit të Ushtrisë Ylli Zyla ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në ‘’Fax News”.
Ai ka folur në lidhje me dezertimin e katër ushtarëve në Britaninë e Madhe duke thënë se kjo ndodhë për shkak të kushteve në të cilat ndodhet sot Forcat e Armatosura.
“Ne jemi i vetmi vend i NATOS që ushatërt trajtohen në këtë mënyrë. Fjala dezertim nuk është pjesë e fjalorit të një vendi që është pjesë e NATO-s, unë e konisderoj këtë një braktisje të detyrës, po kjo i takon Prokurorisë dhe Gjykatës. Secili prej atyre ushtarëve do të mbajë përgjegjësi personale. Veprimi i tyre është i dënueshëm. Mund të dënohen nga gjobë deri në disa muaj burg.
Ka me dhjetra raste ku ushtarët kanë braktisur detyrën dhe qindra raste të tjera kërkesa që duan të ikin nga FA.
Mjafton të shohësh Buxhetin që është për këto forca që të kuptohet mënyra sesi trajtohen ushtarakët në vendin tonë.
E gjithë struktura. Forcat e armatosura duhet të ndryshojnë strukturë. Unë e shoh si dështim atë çka po ndodh me forcat e armatosura. Nuk po mbështeten njerëzit që punojnë, që janë ekspertët. Nëse qeveria nuk merr masat, dhe nuk e çon trajtimin e tyre të paktën në nivelin mesatar.
Ka qenë viti 2008, kur personi mbeti jashtë vendit, di që është çuar për ndjekje penale dhe është dënuar në mungesë. Ka gjetur një punë në Kanada. Vendet më të lakmuara kanë qenë Kanadaja dhe Britania. Rasti më i fundit që mbaj mend është pikërisht 2008 dhe u rikthyem sërish te fjala dezertim.
Forcat e armatosura duhet që të trajtohen me dinjitet. Ti trajtosh pa dinjitet është që ta paguash atë me më pak se 250 euro”, u shpreh Zyla.
(E.K/Faxweb)