15:17 | 29/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ish përfaqësuesja e lartë e BE-së: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë asnjëherë i lehtë

19:37 | 15/09/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish përfaqësuesja e lartë e BE-së: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë asnjëherë i lehtë

Ish përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha të premtën se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë asnjëherë proces i lehtë posaçërisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Zonja Ashton i bëri këto komente në Prishtinë në kuadër të konferencës të organizuar nga Grupi Ballkanik për hartimin e politikave lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces të cilin e kishte udhëhequr nga viti 2011 deri 2014.

“Sa herë që bëni diçka të madhe dhe guximshme kërkon udhëheqje të vërtetë, vendosmëri të vërtetë, të jesh i përgatitur për të lëvizur dhe menaxhuar situatën, për të bërë kompromis në kuptimin më të mirë të kësaj mënyre, nuk bëhet fjalë për dhënie, por krijimin e gjërave që ju sjellin bashkë”, tha ajo duke ju bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen vazhdimisht në dialog.

“Është e rëndësishme që dialogu të shihet si diçka që rrjedh në vazhdimësi që ju e zotëroni. Nuk më takon mua, apo ambasadorit Reeker, ju takon juve dhe Serbisë, ju jeni ata që krijoni dialogun”, tha ajo.

Zonja Ashton tha se shpreson që në muajt dhe vitet në vazhdim dialogu do të shkojë përpara, me gjithë se sipas saj nuk do të jetë e lehtë.

Ish Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, tha se para dhjetë vjetësh Kosova e Serbia ishin në gjendje që të lënë anash ndasitë e tyre dhe arritën marrëveshje. Ai kritikoi situatën aktuale ku sipas tij janë rikthyer sërish tema të marrëveshjeve të arritura më parë.

“Dhe është e jashtëzakonshme në mënyrën se si mund të ktheheni 10 vjet më vonë dhe të shihni se ata ende flasin për targat e makinave? Dua të them se çfarë ndihmon kjo për të edukuar fëmijën ose për të krijuar një jetë më të mirë për dike. Këto ishin hapa, këto ishin mundësi për të treguar dhe për t’u shfaqur njerëzve se kishte një rrugë përpara, në vend që t’i vendosen këto gjëra si pengesë për përparimin e mëtejshëm”, tha ai.

Zoti Reeker tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në çdo proces Kosovën dhe si miq nuk duhet të befasojnë me veprime të papritura njëri tjetrin.

“Dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, se kur keni marrëdhënie me ndershmëri, sigurisht se nuk duhet befasuar mikun tuaj me lëvizje që janë të papritura dhe kjo mban mikun tuaj jashtë. Kaq shumë gjëra po ndodhin në botë dhe nëse ju nuk e ndjeni qëllimin serioz, do të jetë një shpërqendrim dhe do të largohen te gjërat tjera”, tha ai.

Zonja Ashton dhe zoti Reeker i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun për të zgjidhur të gjitha mospajtimet ndërmjet tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan të enjten rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel mes tensionesh të larta dhe thirrjeve të diplomatëve perëndimorë për shmangien e veprimeve që mund të nxisin një ripërtëritje të dhunës në rajon.

Pas

Avokati i Popullit “sebep” për të tjera ndarje mes demokratëve! Pampuri s’pranon kërkesën e Bardhit si të PD-së

Para

Qytetarët e Kosovës për një vit shpenzuan mbi 4 milionë euro për viza

Para
Qytetarët e Kosovës për një vit shpenzuan mbi 4 milionë euro për viza

Qytetarët e Kosovës për një vit shpenzuan mbi 4 milionë euro për viza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Balla në Ministerialin për 20 vjetorin e Konventës së Palermos: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

DEA godet grupin kriminal të shqiptarëve në Greqi, kapen 585 kg kokainë

“Problem mbetet pandëshkueshmëria”, Musai: Pak rëndësi kush është në pushtet, opozita jonë është e përgjumur!

NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Inceneratori i Elbasanit, rishpallen tenderët për raportet mjedisore, u rrëzuan nga KPP

Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç jep dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe

I cilësuar si “zot i drogës”, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Alket Hatisë

“Antikushtetuese, fyerje për çdo mendje normale njerëzore”, deklarata e Bardhit pasi PS nuk dha konsensusin për ngritjen e Komisioneve Hetimore

Ekonomia mbetet e dobët dhe në tremujorin e dytë, rritet me 3.23%, mbahet në këmbë nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.