Nga burime mediatike mësohet se ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, është shtruar mbrëmjen e sotme me urgjencë në spitalin San Camillo të Romës, pas një problemi në zemër.
Mësohet se ai do t’i nënshtrohet me urgjencë një ndërhyrjeje krirurgjikale në aortë.
Bëhet me dije se Napolitano ka pasur dhimbje të forta në krahror këtë paradite, dhe pas kontrolleve të detajuara shëndetësore, u vendos që t’i nënshtrohet ndërhyrjes emergjente
E gjithë Italia është një pritje të lajmeve për operacionin dhe gjendjen shëndetësore të një prej krerëve më të njohur të shtetit të saj të 30 viteve të fundit.