19:51 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ish-shefi i shtabit: Pse Artur Meçollari s’duhet të jetë pjesë e negociatave, investim i SHBA-ve

07:43 | 28/02/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-shefi i shtabit: Pse Artur Meçollari s’duhet të jetë pjesë e negociatave, investim i SHBA-ve

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi dhe njëkohësisht edhe deputet i PD-së thotë se e njeh shumë mirë Kapitenin e Rangut të Parë Artur Meçollarin.

Një ushtarak të përgatitur, por që në dosjen e tij në vitin 2012, u zbuluan dokumente që e komprometonin atë.

“Ka qenë një ushtarak i përgatitur, për të cilin SHBA, si dhe për shumë ushtarakë të tjerë kanë bërë një investim ndoshta të veçantë, po do të thoja që ai, gjatë përballjes për t’u graduar në gradën e Gjeneralit e për të avancuar në detyrë, në dosjen e tij personale, u gjendën dokumente të cilat e komprometonin dhe nuk mundej që ai të avanconte më përpara”, ëhstë shprehur dje për gazetarët Gjunkshi.

Për këtë situatë, ish-Shefi i Shtabit thotë se ka pasur dijeni edhe Komandanti aktual i Forcave Detare, pasi vetë ai ka qenë personi i cili ka dërguar materialin me element të dyshimtë për Mucollarin.

“Ndërsa për largimin e tij nga FA sigurisht, është një informacion që nuk ka kaluar nëpërmjet meje. Është një informacion që ka arritur nëpërmjet drejtorit të shërbimit informativ, pra agjencisë së inteligjencës dhe ministrit të Mbrojtjes. Është larguar për shkelje të statusit të ushtarakut, për të cilin edhe ai vetë si individ nuk ka pasur dhe nuk ka bërë tek unë si ish-Shef Shtabi për kohën, sepse edhe koha ka kaluar dhe nuk mund të flas për tepër.”

Në këto kushte deputeti thotë se ushtaraku Artur Meçollari, nuk duhet të jetë pjesë e grupit negociator me Greqinë për marrëveshjen mbi përcaktimin e kufirit detar.

“Përderisa kemi të bëjmë me një individ i cili ka qenë me probleme dhe me ardhjen në pushtet të PS-së ai përsëri u morr në detyrë, sigurisht që kjo nuk është çështje që për mua është i prerë jo. Për këta që janë në pushtet dhe kërkojnë që ta mbajnë dhe e kanë mbajtur e po e mbajnë, le të vazhdojnë ta mbajnë.”

Emri i Meçollarit përbën kështu një tjetër konstestim për çështjen e negociatave me Greqinë, për të cilat ende nuk është gjetur dakordësia mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidencës.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: deputetishefi i shtabitXhemal Gjunkshi
Pas

Koreja e Veriut furnizon me materiale fabrikat e armëve kimike në Siri

Para

”Jemi pa drita, pa spital, mjetet nuk qarkullojnë as me zinxhir”, banori i zonës së Gollobordës apelon në ”Faxweb.al”

Para
”Jemi pa drita, pa spital, mjetet nuk qarkullojnë as me zinxhir”, banori i zonës së Gollobordës apelon në ”Faxweb.al”

''Jemi pa drita, pa spital, mjetet nuk qarkullojnë as me zinxhir", banori i zonës së Gollobordës apelon në ''Faxweb.al"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.