Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Policia e Fierit bën me dije se një person i pajetë është gjetur në parcelat e mbjella të një shtetasi.
Sipas informacionit paraprak, sot rreth orës 10:15, në fshatin Baltëz, Fier, shtetasi F.Xh duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur të vdekur shtetasin Safet Veizi, 70 vjeç, banues në fshatin Baltëz.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim më datën 04.08.2017 për “Largim nga banesa”. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, po grupi hetimor ka mbërritur në vendin ku është gjetur trupi i viktimës dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(E.K/SHUPLAKA)
