Mësohet se policia e Vlorës ka shoqëruar më shumë se 15 persona që janë marrë në pyetje në lidhje me atentatin ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 40-vjeçari Bledar Birçaj.
Në vendin e krimit janë gjetur mbi 30-gëzhoja, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë nga makina e atentatorëve. Hetuesit mendojnë se makina është fshehur në ndonjë garazh pasi nuk gjendet asnjë gjurmë e saj.
Burime për FaxNews kanë zbardhur dëshminë e personit i cili ishte në makinë me viktimën, por që mundi t’i shpëtonte mrekullisht breshërisë së plumbave.
Personi në fjalë me profesion polic i anti-drogës, me inicialet G.D., ka deklaruar se dy persona i kanë bërë pritë duke i kapur të papërgatitur dhe duke i qëlluar me breshëri plumbash. Ai shprehet se për momentin u trondit jashtëzakonisht shumë pasi kujtoi se e kapën plumbat, por më pas mundi të dal nga makina duke arrritur t’i shpëtonte mrekullisht breshërisë së automatikut.
“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë dhe ramë direkt pre e bresherisë së kallashnikovit.
Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot, pasi ishin ishin te kamufluar.
Nuk jam ne djeni të ndonjë konflikti të viktimës. Jam i tronditur mendova se më kapën plumbat”, ka thënë pasagjeri në makinën e viktimës.