Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Robert Kariçi, 25 vjeç, banues në Xhafzotaj, është ndaluar nga plicia, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me 2 vite e 6 muaj burg.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale” Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
R.Kariçi është person me precedentë penalë të mëparshëm po në fushën e veprave penale kundër pronës dhe për trafikim të mjeteve motorike.
Për veprime të mëtejshme procedurale i’u dorëzua Efektiveve të Komisariatit të Policisë Sarandë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post