02:28 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

21:33 | 18/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Një marshim në kujtim të Gentiana Hudhrës dhe në protestë kundër dhunës ndaj grave u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tolentino të Italisë. Shqiptarja u vra pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Mediat italiane raportojnë se në marshim mori pjesë edhe djali i çiftit, i prekur thellë nga tragjedia.

Ndër pjesëmarrëset ishte edhe këshilltarja rajonale Linda Elezi, e cila mbajti një fjalë prekëse, duke theksuar se ligjet nuk mjaftojnë për të shpëtuar jetë si ajo e Gentianës. Sipas saj, duhet të punohet më shumë me ndërgjegjen shoqërore dhe respektin për veten e për të tjerët.

“Si grua, si politikane, si shqiptare që e di mirë sa i madh është shpirti i grave të vendit tim, e them me zë të lartë dhe të qartë: ajo që vrau Gentianën, një grua dhe nënë shqiptare, nuk ishte thjesht një burrë. Ishte ajo dashuri e sëmurë që maskohet si ndjenjë, por në të vërtetë është kontroll, dhunë dhe çmenduri. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që dashuria të mos vrasë më kurrë.”

Elezi theksoi se institucionet dhe qytetarët duhet të rimendojnë qëndrimin ndaj dhunës gjinore, dhe të mos heshtin. “Ligjet nuk ishin të mjaftueshme për ta shpëtuar Gentianën nga çmenduria që u shfaq nën petkun e dashurisë. Doja t’i përqafoja fëmijët e saj, sepse nuk ka dhimbje më të madhe se të humbasësh nënën nga dora e babait tënd.”

Ajo vijoi: “Nuk mund dhe nuk duhet të vdesësh pse ke pasur forcën të përballesh me dhunën, të ndërtosh jetën tënde nga e para, të krijosh një realitet të ri për fëmijët e tu. Nuk duhet të vdesësh pse ke besuar se dashuria mund të shërojë gjithçka. Sepse jo, dashuria nuk është as mizori, as frikë, as kontroll.”

Në fund të fjalës së saj, Elezi nënvizoi se reagimi nuk mjafton të vijë vetëm pas tragjedisë:

“Duhet të punojmë çdo ditë për të jetuar me respekt për jetën në të gjitha nuancat dhe dimensionet e saj. Të mos mjaftohemi më me lotët pas vrasjeve. Duhet veprim, ndërgjegjësim dhe zë i përditshëm për jetën e çdo gruaje..

Pas

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Para

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Para
Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.