Vetëm dy ditë më parë një sasi tritoli shpërtheu në një makinë tip “Smart” në Tiranë. Policia e Tiranës ka shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit ish-bashkëshortin e tregtares Bruneta Aliaj (Meço), të cilës i vendosën eksploziv në makinë.
Sipas “Panorama” ish-bashkëshorti i saj pretendon se nuk ka asnjë lloj konflikti apo mosmarrëveshje me ish-gruan e tij por Edmond Meço është shoqëruar pas dyshimeve të ngritura nga ish-bashkëshortja, Bruneta Aliaj (Meço), megjithatë është lënë lirë sapo ka dhënë deklarimet e tij.
Duhet të sjellin në vëmendje që Edmond Meçaj ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe nuk kishte arsye përse të sulmonte ish-bashkëshorten, në këtë formë, apo në ndonjë formë tjetër.
“Nuk kam asnjë lloj mosmarrëveshjeje me ish-gruan. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe as arsye për ta sulmuar në çfarëdolloj forme, aq më pak në atë mënyrë”, mësohet të këtë thënë në polici Meço.
Më tej ai ka sqaruar se konflikti i vetëm që ka pasur me ish-gruan e tij ka qenë disa kohë para divorcit dhe kjo për shkak se ai nuk pranonte që të ndahej dhe se nuk ishte dakord me padinë e saj për t’u divorcuar edhe pas atij momenti, nuk ka pasur të bëjë më me të. (J.V/Shuplaka)