Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar rregullat e reja të liridaljes dhe qarkullimit për 18 bashkitë që nuk kanë njohur raste të infeksioneve me koronavirus të cilat janë konsideruar si ‘zona të gjelbra’.
Sipas këtij njoftimi mësohet se pensionistët do të lëvizin nga ora 06:00-08:30.
Qytetarët e tjerë mund të lëvizin deri në 17:30 të shoqëruar jo me më shumë se një person. Përjashtim nga këto rregulla bëjnë personat që kanë autorizim pune.
Urdhri vlen për bashkitë:
Mat, Dibër, Klos, Bulqizë, Librazhd, Përrenjas, Pogradec, Divjakë, Tepelenë,Himarë, Gjirokastër,Përmet,Libohovë, Delvinë,Dropull, Sarandë, Finiq dhe Konispol
Statusi i ministres:
? Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 Prill 2020, ja rregullat e reja për qytetarët në zonat e gjelbërta:
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Bashkia Divjakë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)