Në një prononcim për Fax News, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka është shprehur se e ka lënë pas ngjarjen e sulmit që iu bë pak kohë më parë për tu përqëndruar plotësisht tek ndeshja e rradhës me Flamurtarin.
“Po pregatitemi fizikisht dhe psikologjikisht për ndeshjen me Flamurtarin sepse është ndeshje e rëndësishme.” – tha Gjoka. Problemi më i madh sipas Gjokës, i përfolur kohët e fundit për rastin e sulmit nga një 19-vjeçar gjatë një seance stërvitore, siç u shpreh vetë trajneri për gazetarët, është vetëm ecuria e Vllaznisë dhe asgjë tjetër.
I pyetur për aleancat në Superligën shqiptare, trajneri i Vllaznisë u shpreh se ky është një problem i hershëm.
“Nuk dua ta besoj, sepse dua që ky kampionat të jetë deri në fund i pastër e i fortë dhe çdo ekip të marrë atë që do të prodhojë. Ne jemi një skuadër që kemi vetëm nënë, jo nënë e babë siç kanë të tjera, kështu që duhet ta mbështesim skuadrën të gjithë bashkë si qytet në këtë moment që është vetëm.” – tha Gjoka.
I pyetur për djalin e arretuar, Ernest Gjoka u shpreh se nuk ka pasë kurrë asnjë debat me askënd.
“Ndiej keqardhje për djalin sepse ai është viktimë e këtij rastit. Unë them që Zoti e faltë dhe të shikojë përpara. Nuk kam asnjë problem me djalin. E fal atë djalë sepse më dhimbset për gabimin që bëri” – u shpreh trajneri i Vllaznisë.
Trajneri i Vllaznisë u shpreh se nuk e ka menduar çështjen e dëshmisë në Gjykatë ndaj 19-vjeçarit që e sulmoi.
Në lidhje me investimet e familjeve të të rinjve në të ardhmen e tyre në futboll, Ernest Gjoka u shpreh se ndonjëherë ndihen të zhgënjyer pasi investimi shumëvjeçar tek fëmijët nuk kurorëzohet siç do të donin në fushën e lojës.
“Pyesin të çuditur, ‘po fëmija im sikur ishte talent?’. Talent është Mesi, në Shqipëri s’ka talent”
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post