Mbrëmjen e djeshme presidenti Meta zgjodhi që të mos ishte pjesë e ceremonisë së inagurimit të stadiumit të ri “Air Albania”, ndërsa ndeshjen me gjelat francezë e pa nga divani i shtëpisë së tij.
Në një postim pas mbarimit të ndeshjes, Meta ka përgëzuar tifozët për mbështetjen që i dhanë Kombëtares, ndërsa tregon se në stadium nuk ka qenë për shkak të ndërrimit të emrit, nga “Qemal Stafa” në “Air Albania”.
Gjithsesi Meta e ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të shkelënë stadium, pasi sipas tij “ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!””.
Më herët kundër ndryshimit të emrit për qëllime komerciale është shprehur dhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili është përfshirë në kritika të ashpra dhe me Armando Dukën e FSHF.
Postimi i plotë i Metës:
Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale!
Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”
Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post