Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar kryeministrin Rama përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku tregohen momente të këtij të fundit gjatë një eventi për shpërndarjen e legalizimive.
Në videon e titulluar “Triumfi i Vulgaritetit Shëtitës”, tregohet qartë një fjalor vulgar i përdorur nga kryeministri.
Disa nga batutat që përdor Rama janë: “Asnjë kokërr groshë; Janë shalu në rrena këta njerëz; Zhyt në groshë e në pilaf”.(D.D/Shuplaka)